• e martë, 24 dhjetor 2024

Rusia ka evakuuar edhe një zonë kufitare për shkak të kërcënimit të rritur nga Ukraina

Rusia ka evakuuar edhe një zonë kufitare për shkak të kërcënimit të rritur nga Ukraina

Moskë, 12 gusht 2024 (MIA) - Rusia sot ka evakuuar civilë nga disa pjesë të zonës në afërsi të Ukrainës, pasi Kievi i rriti aktivitetet ushtarake në afërsi të kufirit, vetëm disa ditë pas pushtimit më të madh në territorin rus nga fillimi i luftës në vitin 2022, kur e sulmoi rajonin Kursk. 

Të martën e kaluar, forcat ukrainase e thyen kufirin rus dhe hynë në pjesët perëndimore të zonës ruse Kursk.

Në zonën kufitare fqinje të Bellgorodit, në jug, guvernatori Vjaçesllav Glladkov, deklaroi se ka filluar evakuimi nga zona Krasnaja Jaruga për shkak të "aktivitetit armiqësor në kufi". 

TASS njoftoi se vetëm nga rajoni Krasnaja Jaruga janë evakuuar 11.000 persona, përderisa televizioni shtetëror rus ka treguar xhirime nga vullnetarë të cilët i ndihmojnë civilët që të largohen nga rajoni dhe sjellin rezerva nga i gjithë vendi. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR