• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia ka arrestuar një francez të dyshuar për mbledhjen e informacioneve ushtarake

Rusia ka arrestuar një francez të dyshuar për mbledhjen e informacioneve ushtarake

Moskë, 6 qershor (MIA) - Një shtetas francez i dyshuar për mbledhjen e informacioneve ushtarake është arrestuar në Moskë, njoftoi sot Komiteti Hetues.

"Një shtetas i Republikës së Francës u arrestua në Moskë, i dyshuar për mbledhjen e informacioneve nga aktivitetet ushtarake të Federatës Ruse", kumtoi departamenti.

Sipas komitetit hetues, i arrestuari prej disa vitesh, pa qëllim të përmbushë detyrimet e tij dhe të paraqesë dokumentacion për regjistrim në regjistrin e agjentëve të huaj, ka mbledhur qëllimisht informacione nga fusha e veprimtarive ushtarake dhe ushtarako-teknike të Rusisë. rq/ fc/

Foto: KHR

 

QËNDRONI TË LIDHUR