Rusia kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë pas sulmeve ndaj huthëve në Jemen
- - Rusia kumtoi sot se ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së në të cilën do të bisedohet për sulmet ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj caqeve të huthëve në Jemen.
- Post By Fitore Curri
- 07:58, 12 janar, 2024
Moskë, 12 janar 2024 (MIA) - Rusia kumtoi sot se ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së KB-së në të cilën do të bisedohet për sulmet ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj caqeve të huthëve në Jemen.
Pritet që takimi të mbahet sot më vonë, pas mbledhjes për zgjidhje të krizës në Lindjen e Afërt.
Siç bëri të ditur misioni i vazhdueshëm i Rusisë në KB në kanalin Telegram, takimi do të mbahet në format të hapur. fc/
Fotografia: Arkivi