• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia kërcënon me një përgjigje "tejet të dhimbshme" ndaj Perëndimit

Rusia kërcënon me një përgjigje

Moskë, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë mëngjesin e sotëm paralajmëroi Perëndimin dhe Ukrainën se Moska menjëherë do të përgjigjet në rast të sulmeve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina në territorin rus.

Marija Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, tha se një përgjigje ruse do të ishte "tejet e dhimbshme".

Ajo gjithashtu deklaroi se Perëndimi "duhet të mendojë për rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë" dhe se politikanët perëndimorë po "humbin kontaktin me realitetin". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR