• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia ia ndaloi Britanisë së Madhe peshkimin në detin Barents

Rusia ia ndaloi Britanisë së Madhe peshkimin në detin Barents

Moskë, 18 janar 2024 (MIA) - Autoritetet ruse kanë vendosur të anulojnë marrëveshjen e peshkimit të vitit 1956 me Mbretërinë e Bashkuar.

Peshkatarëve britanikë tani u ndalohet të peshkojnë në detin Barents.

Siç shpjegohet nga ministria kompetente ruse, anulimi është për faktin se Britania e Madhe humbi statusin e kombit më të favorizuar në tregtinë dypalëshe në mars 2022. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR