• e martë, 24 dhjetor 2024

Rusia i dorëzoi trupat e 254 ushtarëve ukrainas në Ukrainë

Rusia i dorëzoi trupat e 254 ushtarëve ukrainas në Ukrainë

Kiev, 14 qershor 2024 (MIA) - Rusia sot ia ka dorëzuar Ukrainës trupat e 254 ushtarëve ukrainas, njoftoi DPA, duke iu referuar zyrtarëve të Kievit.

Fotot që shoqërojnë deklaratën, të marra nga qendra koordinuese për shkëmbimin e robërve të luftës mes dy vendeve, tregojnë disa kamionë të bardhë në një pikë kontrolli të paidentifikuar.

Autoritetet ukrainase njoftuan se disa ministri dhe institucione, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, janë përfshirë në procedurën për dorëzimin e trupave.

Nga këta 254 ushtarë ukrainas të vrarë, 221 luftuan në rajonin e Donjeckut, ndërsa të tjerët u vranë në Zaporozhje dhe Lugansk. Nuk është përmendur nëse Ukraina i ktheu në këmbim trupat e ushtarëve të vrarë rusë.

Autoritetet ukrainase specifikuan se ushtarët fillimisht do të identifikohen dhe më pas do t'u dorëzohen familjeve të tyre për varrim. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR