• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia i dorëzoi demarsh SHBA-së lidhur me planet për të zgjeruar kufijtë e rripit kontinental

Rusia i dorëzoi demarsh SHBA-së lidhur me planet për të zgjeruar kufijtë e rripit kontinental

Moskë, 25 mars 2024 (MIA) - Rusia sot i dërgoi demarsh SHBA-së për shkak të përpjekjeve të paligjshme të Uashingtonit për ndryshimin e njëanshëm të kufijve të jashtëm të rripit epikontinental në shtatë zona të Oqeanit Botëror, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

“Gjatë seancës së Drejtorisë ndërkombëtare për shtratin e detit, delegacioni rus deklaroi se nuk i njeh kufijtë e jashtëm të rripit kontinental që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të njëanshme i shpallën në dhjetor 2023 në një distancë prej 200 milje detare nga linjat fillestare nga të cilat gjerësia e detit territorial matet në shtatë rajone të oqeanit botëror”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Përmes kanaleve dypalëshe është dorëzuar demarshi i duhur deri në palën amerikane, shtohet në kumtesën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR