• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia e shtoi Norvegjinë në listën e shteteve armike

Rusia e shtoi Norvegjinë në listën e shteteve armike

 Moskë, 3 gusht 2023 (MIA) - Qeveria e Federatës Ruse sot e ka shtuar  Norvegjinë në listën e vendeve që kryejnë veprime armiqësore ndaj përfaqësive diplomatike dhe konsullore ruse.

 Me këtë vendim Norvegjisë i kufizohet e drejta për të punësuar vetëm 27 persona në përfaqësitë e saj diplomatike në territorin e Rusisë, thuhet në kumtesën e Qeverisë ruse.

 Në maj të vitit  2021 u vendosën kufizime për përfaqësitë diplomatike të SHBA-së dhe Çekisë, ndërsa në korrik të vitit 2022 për përfaqësitë diplomatike të Greqisë, Danimarkës, Sllovenisë, Kroacisë dhe Sllovakisë.

 “Lista e miratuar nga qeveria nuk është përfundimtare dhe duke marrë parasysh veprimet e vazhdueshme armiqësore të vendeve të huaja të drejtuara kundër misioneve ruse jashtë vendit, ajo mund të zgjerohet”, shtohet në kumtesën e qeverisë ruse. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR