• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia e shtoi "lëvizjen LGBT" në listën e organizatave ekstremiste dhe terroriste

Rusia e shtoi

Moskë, 22 mars 2024 (MIA) - Rusia e shtoi "lëvizjen LGBT" në listën e vet të organizatave ekstremiste dhe terroriste, kumtuan sot mediumet shtetërore ruse.

Ky hap është në pajtim me vendimin e Gjykatës supreme ruse në nëntor të vitit të kaluar t'i karakterizojë aktivistët LGBT si ekstremistë, që sipas përfaqësuesve të komunitetit LGBT mund të çojë drejt arretimeve dhe ndjekjeve.

Lista administrohet nga agjencia e quajtur Rosfinmonitoring, e cila ka të drejtë të ngrijë llogari bankare të mbi 14.000 persinave fizik dhe juridik të kategorizuar si ekstremistë dhe terroristë.

Të përfshirët në listë ndryshojnë nga grupi terrorist Al Kaeda, përmes gjigantit teknologjik Meta, deri te bashkëpunëtorët e liderit të vdekur opozitar rus Aleksej Navallni. ab/

foto: МIА arkivi



 

QËNDRONI TË LIDHUR