• e premte, 27 dhjetor 2024

Rusia e mbështeti Kinën, e paralajmëroi SHBA-në të mos provokojnë Pekinin me Tajvanin

Rusia e mbështeti Kinën, e paralajmëroi SHBA-në të mos provokojnë Pekinin me Tajvanin
Moskë, 29 korrik 2022 (MIA) – Kremlini sot e ka mbështetur Kinën në tensionet me Uashingtonin lidhur me Tajvanin, duke e paralajmëruar SHBA-në të mos ndërmarrin “ndonjë hap provokues” që mund ta përkeqësojë situatën. Një ditë pasi presidenti kinez Si Xhinping në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Xhozef Bajdenin paralajmëroi se vendet e tjera nuk duhet të ndërhyjnë në marrëdhëniet e Pekinit me Tajvanin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskovi deklaroi se Rusia e mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës. "Besojmë se asnjë vend tjetër nuk ka të drejtë ta vërë në dyshim sovranitetin e Kinës mbi Tajvanin ose të ndërmarrë ndonjë hap provokues", tha Peskovi. Ai e paralajmëroi SHBA-në të mos ndërmarrin hapa "destruktive", duke theksuar se "sjellja e tillë në skenën ndërkombëtare mund vetëm t'i përkeqësojë tensionet sepse bota tashmë është plot me probleme rajonale dhe globale". ar/

QËNDRONI TË LIDHUR