• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rusia e kreu sulmin e tretë me raketa balistike ndaj Kievit këtë muaj

Rusia e kreu sulmin e tretë me raketa balistike ndaj Kievit këtë muaj

 Kiev, 18 gusht 2024 (MIA) - Rusia e nënshtroi kryeqytetin ukrainas Kiev në sulmin e tretë me raketa balistike këtë muaj, sipas të dhënave paraprake se të gjitha raketat janë shkatërruar kur i janë afruar qytetit, bëri të ditur administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas, cituar nga mediat ukrainase.

"Ky është tashmë sulmi i tretë balistik në kryeqytet në gusht, me një interval prej saktësisht gjashtë ditë midis çdo sulmi", deklaroi në Telegram Serhi Popko, shef i administratës ushtarake në Kiev. Sipas informacioneve paraprake, rusët sërish për të tretën herë radhazi, me siguri kanë përdorë raketa balistike të Koresë së Veriut".

 Raportohet edhe se sulmi ishte pothuajse identik me ato paraprake, bëjnë të ditur mediat ukrainase.

Popko shtoi se njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase kanë shkatërruar edhe disa dronë të lëshuar nga Rusia. Deri më tani nuk janë  e sulmit, sipas Popkos, nuk ka të dhëna për viktima apo dëm material. 

 "Rreth dy orë pas sulmit fillestar, Kievi, rrethinat e tij dhe pjesa më e madhe e Ukrainës qendrore dhe verilindore ishin përsëri në gatishmëri, me raporte për raketa të shumta që synonin qytetin", bëri të ditur Aviacioni ukrainas.

Në të njëjtën kohë, mbetjet e një droni të shkatërruar ukrainas kanë ndezur  karburant të naftës në një magazinë industriale në rajonin e Rostovit të Rusisë, deklaroi për Telegram guvernatori i rajonit jugperëndimor të Rusisë, Vasilij Golubev. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR