• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia e ka vendosur zëdhënësin e Metës në listën e personave të kërkuar

Rusia e ka vendosur zëdhënësin e Metës në listën e personave të kërkuar

Moskë, 26 nëntor 2023 (MIA) - Rusia e ka vendosur në listën e personave të kërkuar Endi Stoun, zëdhënës i kompanisë pronare te rrjetit social Fejsbuk, Meta, duke e akuzuar atë për promovim të terrorizmit. 

Urdhërarresti për Stoun u bë publik sot nga uebsajti rus i lajmeve, Mediazona, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë e Rusisë e kishte lëshuar atë në shkurt 2023.

Stoun, i cili nuk ishte i qasshëm për koment, u bë cak i Rusisë për shkak të një ndryshimi në politikat e Metës në mars 2022, rreth një muaj pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Ndryshimi në politikat e Metës mundësoi që të bëheshin thirrje për dhunë kundër pushtuesve rusë, përfshirë presidentit Vladimir Putin, në platformat e saj, Fejsbuk dhe Instagram.

Dy platformat kryesore të Metës, Fejsbuk dhe Instagram, u ndaluan në Rusi pak pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR