• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rusia e akuzoi SHBA-në për planifikim të ndryshimit të regjimit në Gjeorgji

Rusia e akuzoi SHBA-në për planifikim të ndryshimit të regjimit në Gjeorgji

Moskë, 9 korrik 2024 (MIA) - Uashingtoni është i vendosur të kryejë ndryshim të regjimit në Gjeorgji pas rezultateve nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Administrata e bajdenit tashmë filloi fushatë informative për diskreditim të partisë në pushtet, Ëndrra gjeorgjiane, kumtoi shërbimi rus për zbulim të jashtëm.

Tani për tani nuk ka koment nga Ministria amerikane e Punëve të jashtme, ndërsa ndaj një akuze të njejtë në qershor u përgjigj se SAS nuk ka plan të tillë.

Partia në pushtet, Ëndrra gjeorgjiane, gjithashtu, nuk i komentoi akuzat e shërbimit rus për zbulim të jashtëm, por paraprakisht përfaqësues të asaj partie vazhdimisht i akuzzonin vendet perëndimore se i mbështesin fuqishëm grupet opozitare gjeorgjiane me qëllim që ta tërheqin vendin në konflikt me Rusinë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR