• e diel, 24 nëntor 2024

Rusia do ta evakuojë personelin nga Ambasada në Ukrainë

Rusia do ta evakuojë personelin nga Ambasada në Ukrainë
Moskë, 22 shkurt 2022 (MIA) - Rusia do ta evakuojë personelin nga Ambasada në Ukrainë sepse kërcënimi i luftës në rajon  përshkallëzohet, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme  në Moskë. "Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqësia ruse solli vendim për evakuim të personelit të zyrave diplomatike ruse në Ukrainë", thuhet në kumtesën  në të cilën shtohet se evakuimi do të ndodh "në  të ardhmen e afërt". Ky vendim vlen për personelin në ambasadën në Kiev dhe konsullatat ruse kudo në vend. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR