• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rusia do të rekrutojë ushtarë edhe nëpërmjet internetit

Rusia do të rekrutojë ushtarë edhe nëpërmjet internetit

Moskë, 11 prill 2023 (MIA) - Dhoma e Poshtme e Parlamentit rus njëzëri votoi ndryshimet e ligjit me qëllim që të lehtësohet mobilizimi dhe të vështirësohet shmangia e rekrutimit.

Ndryshimet parashohin vendosjen e sistemit elektronik për rekrutim të ushtarëve gjegjësisht në mënyrë elektronike përmes internetit. 

Deri më tani dokumentet për rekrutim në Rusi duhej të parashtroheshin personalisht në zyra lokale të ushtrisë ose përmes punëdhënësit. Me ndryshimet e ligjit, dokumentet për rekrutim do të dërgoheshin me postë dhe nëpërmjet internetit.

Pas pranimit të ftesës elektronike, qytetarëve të cilët nuk do të paraqiten në zyrën e ushtrisë automatikisht do tu ndalohet udhëtimi jashtë vendit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR