• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 75 të burgosur për herë të parë nga shkurti

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen  nga 75 të burgosur për herë të parë nga shkurti

Moskë/Kiev, 31 maj 2024 (MIA) - Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur, që ndodhi për herë të parë pas disa muajsh, njoftoi DPA.

Në vend janë kthyer 75 ushtarë rus, "të cilët ishin në rrezik për jetën", kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

Njëherit, autoritetet ruse forcave të armatosura ukrainase ua dorëzuan 75 robër të luftës.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski e konfirmoi shkëmbimin në kanalin e tij në Telegram, transmeton DPA.

Mes tjerash, të dy palët ndërluftuese shkëmbyen edhe kufomat e ushtarëve të vdekur. Ukraina, raportohet se mori 212 mbetje të ushtarëve të saj, ndërsa pala ruse, mori 45 trupa.

Shkëmbimi i fundit i madh i të burgosurve midis dy palëve u zhvillua në shkurt. sa/

foto: Skrinshot nga Igor Klimenko

QËNDRONI TË LIDHUR