• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 175 robër lufte

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 175 robër lufte

 Moskë/Kiev, 19 mars 2025 (MIA) - Rusia dhe Ukraina sot kanë shkëmbyer të burgosur, veprim ky i cili u finalizua gjatë bisedës së djeshme telefonike mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe presidentit Vladimir Putin, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në kumtesë për mediat theksohet se 175 ushtarë ukrainas janë shkëmbyer me 175 ushtarë rusë. 

 

Moska, gjithashtu, dorëzoi 22 të burgosur ukrainas të plagosur rëndë që kishin nevojë për kujdes urgjent mjekësor, të cilin e përshkroi si një gjest vullneti të mirë.

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësuan në marrëveshjen, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se ushtarët rusë të liruar sipas marrëveshjes janë në Bjellorusi në pritje të tranzitit për në Rusi. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR