Rusia dhe Ukraina i ndryshuan komandantët në fushëbetejat kryesore
- – Komandanti i forcave ukrainase në Donjeck, Oleksandër Lucenko, është shkarkuar për shkak të disa humbjeve të rëndësishme, njoftuan mediat ukrainase. Sipas portalit “Drejtësia ukrainase”, në vendin e tij do të vijë gjeneral Oleksandër Tarnavski, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 12:09, 14 dhjetor, 2024
Kiev, 14 dhjetor 2024 (MIA) – Komandanti i forcave ukrainase në Donjeck, Oleksandër Lucenko, është shkarkuar për shkak të disa humbjeve të rëndësishme, njoftuan mediat ukrainase. Sipas portalit “Drejtësia ukrainase”, në vendin e tij do të vijë gjeneral Oleksandër Tarnavski, informon DPA.
Emërimi ende nuk është publikuar zyrtarisht në Kiev.
Kriza për forcat ukrainase në pjesën lindore të vendit u intensifikua gjatë javëve të fundit. Lucenko ishte përgjegjës për pjesën e përparme të mbrojtjes rreth qyteteve të rëndësishme strategjike Pokrovsk dhe Kurahovë. Armata ruse tashmë pjesërisht e okupoi Kurahovën, i cili është para rënies, edhe pse armata ukrainase arriti ta mbrojë qytetin më gjatë se sa parashikonin shumë ekspertë.
Udhëheqësia ushtarake ukrainase u përball me kritika të ashpra për mbrojtje joadekuate në Pokrovsk. Armata ruse arriti t’i thyejë linjat e përcaktuara mirë të mbrojtjes në jug të qytetit. Për shkak të kësaj, Pokrovski i rrezikohet të rrethohet, si dhe përparim të mëtutjeshëm të ushtrisë ruse drejt rajonit Dnipropetrovsk.
Tarnavski është një nga gjeneralët më të njohur në Ukrainë. Ai i ka udhëhequr kundërsulmet e suksesshme ukrainase në vitin 2022 në jug të vendit, me çka përsëri ishte marrë Hersoni. Por, përpjekja e tij që të sulmojë në Zaporozhjë verën e vitit 2023 nuk ishte i suksesshëm, si dhe mbrojtja e qytetit Avdijivkë në rajonin Donjeck.
Më parë, ishte bërë i ditur ndryshimi edhe i komandës dhe forcave ruse në rajonin lindor ukrainas Donbas. Presidenti rus e emëroi gjeneral – nënkolonelin Andrej Ivanajev për komandant të grupit forcat Vostok, i cili e udhëheq ofensivën në Donbas, njoftuan mediat ruse dhe ukrainase. fc/
Fotografia: DPA