• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia dhe Ukraina e përshëndetën planin kinez të paqes

Rusia dhe Ukraina e përshëndetën planin kinez të paqes

Moskë/Kiev, 24 shkurt 2023 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, maria zaharova, sot deklaroi se Moska e vlerëson planin kinez për zgjidhje të konfliktit në Ukrainë dhe është e hapur për opsionin për arritje të qëllimeve të "operacionit të posaçëm ushtarak" përmes mjeteve politike dhe diplomatike, duke shtuar se kjo do të parqiste njohje të "realitetit të ri territorial" në ukrainë, shkruan Gardian.

Edhe presidenti ukrainas sot e komentoi planin paqësor kinez gjatë konferencës për shtyp me rastin e përvjetorit të invazionit rus.

"Është mirë që Kina flet për Ukrainën. Pekini nuk ka interesa të këqija. Sipas kumteës, Kina e respekton integritetin tonë territorial. por, pyetja është çka pason pas atyre fjalëve. Pyetja është në hapat dhe ku do të çojnë ato. Disa pika në deklaratë i kuptoj, ndërsa me disa nuk pajtohem", tha Zelenski.

Kina bën thirrje për ripërtëritje të negociatave paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës me qëllim që të përfundohet lufta. Në ueb-faqen e MPJ-së kineze publikuan dokument me 12 pika. Në pikën e parë të gjitha palët e involvuara thirren ta respektojnë sovranitetin e të gjithë popujve. Plani i bën thirrje botës "ta braktisë mentalitetin e Luftës së Ftohtë" me përfundim të "të gjitha sanksioneve të njëanshme të cilat nuk janë miratuar nga Këshilli i Sigurimit i KB-së".

Një numër i madh i vendeve vendosën sanlksione ndaj Rusisë, vend i cili e filloi luftën në Ukrainë. Kina bën thirrje për ndërprerje të armiqësive përmes dialogut dhe negociatave, duke shtuar se Pekini planifikon të "luajë rol kontruktiv".

Kina gjithashtu kërkon zgjidhje për krizën humanitare të shkaktuar nga lufta, mbrojtje të civilëve dhe robërve të luftës dhe siguri rë centraleve bërthamore. Nën pikën "ulje e rreziqeve strategjike" në dokumentin kinez, ceket se "nuk guxon të përdoret armatim bërthamor" dhe hprehet kundërshtim ndaj çfarëdo lloji të kërcënimit i cili përfshin armët bërthamore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR