• e martë, 24 dhjetor 2024

Rusia: Asad u largua nga vendi dhe urdhëroi një dorëzim paqësor të pushtetit

Rusia:  Asad u largua nga vendi dhe urdhëroi një dorëzim paqësor të pushtetit

 Moskë, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi sot se presidenti sirian Bashar al-Asadi është larguar nga funksioni dhe vendi pasi ka urdhëruar dorëzim paqësor të pushtetit. Në kumtesë,  Ministria nuk ka theksuar se ku ndodhet tani Asadi.

 Ministria theksoi se Rusia nuk mori pjesë në diskutimet rreth largimit të tij. Bëhet me dije se bazat ushtarake ruse në Siri janë vënë në gatishmëri, por se për momentin nuk ka asnjë kërcënim serioz për to.

 Sipas kumtesës, Moska është në kontakt me të gjitha grupet e opozitës siriane dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna.

Paraprakisht, mediat lokale raportuan se Asad ka hipur në aeroplan "Iljushin 76" në "Siria er" me numër fluturimi 9218. Portali informativ "Valla" thekson se, sipas një funksionri izraelit të paidentifikuar, Asadi mbrëmë fluturoi nga Damasku në bazën ajrore ruse Hmeimim, me synimin prej atje të vazhdoë drejt Moskës.

 Ky funksionar izraelit iu referua informacioneve të supozuara nga zyrtarë amerikanë se Assad ishte larguar nga Damasku me qëllimin "të ikte në Rusi".

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR