• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia është nikoqire e samitit dyditësh të BRIKS-it në Kazan

Rusia është nikoqire e samitit dyditësh të BRIKS-it në Kazan

Kazan, 22 tetor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin është nikoqir i samitit të BRIKS-it i cili fillon sot në qytetin Kazan.

Forumin, në të cilin do të marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, Putini e konsideron si një pjesë të nismës për krijimin e rendit të ri botëror për t'i dhënë fund dominimit të SHBA-së. Takimi do të vazhdojë deri të enjten.

Ndër mysafirët më të rëndësishëm veçohet presidenti kinez Si Xhinping. Do të marrin pjesë përfaqësues nga gjithsej 32 vende.

Anëtarët e përhershëm të BRIKS-it janë - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut - së fundmi iu bashkuan vendet siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Etiopia dhe Irani. Statusi i Arabisë Saudite ende është i paqartë.

Rusia, e cila është kryesuese aktuale me organizatën, njoftoi se Arabia Ssudite do të pranohet si anëtare në fillim të vitit, por ende nuk ka vërtetim nga Riadi, ndërsa vetë mbretëria në takim do të përfaqësohet nga ministri i jashtëm.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov njoftoi se në takim do të sqarohet çështja për statusin e Arabisë Saudite.

Në të Turqia do të marrë pjesë si palë e interesuar.

Në prag të Forumit, Putini njoftoi se një nga qëllimet kryesore të takimit do të jetë avancimi i bashkëpunimit financiar dhe sigurimi i alternativave në sistemin SUIFT (SWIFT), me të cilin bëhen pagesat bankare ndërkombëtare. Shumë banka ruse i përjashtuan nga ai pas pushtimit të Ukrainës. 

Në agjendën e BRIKS-it është edhe themelimi i bankës së përbashkët. sa/

foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR