• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia është e gatshme të eksportojë gaz në Evropë, por tash për tash nuk ka kërkesa

Rusia është e gatshme të eksportojë gaz në Evropë, por tash për tash nuk ka kërkesa

Moskë, 27 janar 2024 (MIA) - Rusia është e gatshme të dërgojë gaz në Evropë përmes rrugëve të ndryshme dhe pas skadimit të marrëveshjes për transitin e gazit përmes Ukrainës në vitin 2024, por ende nuk sheh dëshirë për të folur për këtë çështje, deklaroi zëvendëskryeministri rus, Aleksandar Novak.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të vazhdojmë furnizimin me gaz në Evropë, jo vetëm përgjatë rrugës aktuale deri në fund të vitit 2024. Nëse pala tjetër dëshiron të vazhdojë, ne jemi të gatshëm t'i diskutojmë këto çështje. Tani për tani, ne nuk shohim një dëshirë për këtë”, theksoi Novak.

Në dhjetor të vitit 2019, Gazprom rus dhe Naftogaz ukrainas ranë dakord të zgjasin transitin e gazit rus përmes territorit ukrainas nga viti 2020 deri në 2024, me një opsion për zgjatje të mëtejshme.

Kjo marrëveshje parashikon transitin e 65 miliardë metra kub gaz në vitin 2020 dhe 40 miliardë metra kub gaz në vit nga viti 2021 deri në vitin 2024, shkruan TASS.

Marrëveshja parashikon gjithashtu që tarifat e transitit të ngarkohen në bazë të sasisë së kapacitetit të rezervuar, edhe nëse vëllimi aktual i pompimit është më i vogël. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR