• e shtunë, 24 gusht 2024

Rusi: Është fundosur një anije që transportonte karburant

Rusi: Është fundosur një anije që transportonte karburant

Krasnodar, 22 gusht 2024 (MIA) - Një zjarr shpërtheu në portin e Kaukazit në Rusinë jugore, sot pasi Ukraina shënjestroi një anije që transportonte karburant, kumtuan autoritetet lokale.

Anija pësoi dëme të mëdha dhe përfundimisht u fundos, dhe një tren zjarrfikës u dërgua në vendngjarje, raporton Beta, duke iu referuar Radios Evropa e Lirë.

Më shumë se 100 persona morën pjesë në shuarjen e zjarrit.

Autoritetet lokale e dënuan sulmin. sa/

Foto: X skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR