• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusët pohojnë se e kanë ndërmarrë kontrollin ndaj fshatit në qytetin kyç, Kurakovo, në rajonin e Donjeckut

Rusët pohojnë se e kanë ndërmarrë kontrollin ndaj fshatit në qytetin kyç, Kurakovo, në rajonin e Donjeckut

Moskë, 18 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mbrëmë kumtoi se forcat e saj e kanë ndërmarrë kontrollin ndaj fshatit Maksimilijanivka, në më pak se 10 kilometra nga qyteti kyç Kurakovë në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.

Sektori Kurakovo, në perëndim të qendrës rajonale Donjeck, e kontrolluar nga Rusia, është një nga pikat qendrore të përparimit të vazhdueshëm të Rusisë në rajon. Rusia ka kryer presion që të arrijë deri te qendra logjistike Pokrovsk, rreth 50 kilometra në veri.

Shtatmadhoria e armatës ukrainase, në raportet e vonshme, kumtoi se forcat ukrainase kanë zmbrapsur 36 nga 45 tentimet për depërtim në Kurakova për 24 orë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR