• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusët edhe sot mblidhen para varrit të Navalnit

Rusët edhe sot mblidhen para varrit të Navalnit

Moskë, 2 mars 2024 (MIA) - Një ditë pas varrimit të opozitarit dhe aktivistit rus më të njohur, Aleksej Navalni, mbështetësit e tij vazhdojnë ta vizitojnë dhe t'i bëjnë nderime varrit të tij në Borisov, të pashqetësuar nga prania e policisë, lajmëroi Hina.

Mediat e pavarura ruse raportojnë se policia lejon hyrje te varri dhe vendosjen e luleve.

Në një pamje të varrit mund të vërehen shumë lule dhe kurora lulesh, një kryq ortodoks rus dhe fotografia e Navalnit të buzëqeshur.

Autoritetet thonë se ai vdiq nga vdekja e natyrshme më 16 shkurt në burg në rajonin arktik Jamal, por ende nuk dihen rrethanat për vdekjen e tij.

Pas varrimit të djeshëm, ekipi i tij edhe njëherë theksoi se opozita, e arratisur në vendet e huaja, do ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit të autoriteteve ruse dhe aparatit politik të presidentit Vlladimir Putin.

Trashëgimia e Navalnit do të mbetet e gjallë "derisa ka miliona njerëz në Rusi dhe në botë që nuk janë indiferentë ndaj tij. Prandaj nuk duhet të dorëzohemi", theksuan nga atje.

Në ditën e varrimit u mbajtën ngjarje në mbarë vendin, që ishin ndjekur me dhjetëra arrestime. Platforma OVD-Info në mëngjes publikoi se ka pasur më shumë se qindra arrestime në njëzet qytete në Rusi, ndërsa më së shumti në Novosibirsk-20. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR