• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Rumania është e gatshme të pranojë 500.000 refugjatë ukrainas

Rumania është e gatshme të pranojë 500.000 refugjatë ukrainas
Bukuresht, 22 shkurt 2022 (MIA) - Rumania mund të pranojë 500.000 refugjatë nga Ukraina fqinje nëse përkeqësohet kriza me Rusinë, deklaroi sot ministri rumun i Mbrojtjes Vasile Dançu. "Vlerësimet janë në vijim. Mund të pranojmë më shumë se 500.000 refugjatë, kjo është shifra për të cilën jemi të gatshëm", tha Dançu. Sipas tij, autoritetet planifikojnë të hapin qendra pranuese, veçanërisht  në qytetet e mëdha përgjatë kufirit të përbashkët, të gjatë rreth 650 kilometra. "Për momentin kjo është një situatë thjesht hipotetike", tha ministri rumun, duke shtuar se refugjatët mund të  zgjedhin të shkojnë në Poloni. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR