• e premte, 27 dhjetor 2024

Rudi Xhuliani ka parashtruar kërkesë për falimentim

Rudi Xhuliani ka parashtruar kërkesë për falimentim

Uashington, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Rudi Xhuliani, aleat i ish presidentit amerikan Donald Tramp, sot ka parashtruar kërkesë për falimentim, disa ditë pasi juria gjyqësore vendosi se ai duhet t'u paguajë dëmshpërblim prej 148 milionë dollarë ish punëtorëve zgjedhorë në shtetin e Xhorxhisë.

Xhuliani rrejshëm i ka akuzuar se kanë ndihmuar në kurdisjen e zgjedhjeve të vitit 2020, ku fitoi presidenti Xhozef Bajden.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Xhuliani e ka parashtruar kërkesën deri te gjykata falimentuese amerikane për qarkun jugor në Nju-Jork. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR