• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rubla në nivelin më të ulët nga ditët e para të luftës në Ukrainë

Rubla në nivelin më të ulët nga ditët e para të luftës në Ukrainë

Moskë, 14 gusht 2023 (MIA) - Rubla sot e arriti nivelin më të ulët nga javët e para nga lufta në Ukrainë, sepse Moska i rrit shpenzimet ushtarake dhe sanksionet e Perëndimit e rëndojnë eksportin e saj të karburantëve. 

Një dollar sot në mëngjes kushtonte 101 rubla ruse, çka nënkupton zhvlerësim të valutës për 25 për qind këtë vit dhe më të madhin në 17 muajt e fundit.

Këshilltari ekonomik i presidentit rus, Vladimir Putin, Maksim Oreshkin ka thënë se faji i zhvlerësimit të rublës qëndron te "politikat e lirshme tregtare".

Oreshkin deklaroi se forcimi i rublës është në interes të ekonomisë ruse dhe një rënie e vlerës së saj e "komplikon ristrukturimin ekonomik dhe ndikon negativisht në financat e popullsisë".

Banka Qendrore ruse nesër do të ketë mbledhje për shkak të vlerës së rublës.

Rubla, e cila humbi rreth një të katërtën e vlerës së saj në krahasim me dollarin pasi Putini e sulmoi Ukrainën në shkurt 2022, arriti  100,9950 për një dollarë amerikan, që është vlera e saj më e ulët në gati 17 muaj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR