Rubio pas bisedës telefonike me Llavrovin: Rusia po përgatitë dokument me kërkesa për ndërprerje të zjarrit në Ukrainë
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio pas bisedës telefonike me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, deklaroi se Rusia po përgatitë dokument në të cilin do të ceken kërkesat për ndërprerje të zjarrit në Ukrainë, që do të çonte drejt negociatave për paqe të qëndrueshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:04, 18 maj, 2025
Uashington, 18 maj 025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio pas bisedës telefonike me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, deklaroi se Rusia po përgatitë dokument në të cilin do të ceken kërkesat për ndërprerje të zjarrit në Ukrainë, që do të çonte drejt negociatave për paqe të qëndrueshme.
Rubio në intervistë për Si-Bi-Es deklaroi se pala ukrainase do të punojë në propozimin e vet dhe shfaqi pritje se së shpejti do të jepen propozime për vazhdim të negociatave.
Rubio theksoi se do të jetë mirë nëse të dyja palët japin propozime në ditët në vijim dhe nëse janë realë dhe racionalë në qasjen e tyre.
Ai vlerësoi se biseda e drejtpërdrejtë mes presidentit rus, Vlladimir Putin dhe presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski do të ishte efekt të volitshëm ndaj përparimit të negociatave dhe shfaqi pritje se kjo do të ndodhë së shpejti.
"Nëse ato lista kanë ide të cialt janë reale dhe rasionale, atëherë mendoj se kemi arritur përparim. Nëse ato dokumente, nga ana tjetër, kanë kërkesa për të cilat e dimë se janë joreale, atëherë do të kemi vlerësim tjetër", dekalroi Rubio.
Ai theksoi se ky nuk guxon të jetë vetëm proces i bisedave të pafund, por duhet të ketë përparim të caktuar.
Rubio tha se ka biseduar me Llavrovin gjatë negociatave mes delegacionit rus dhe atij ukrainas nëS tamboll më 16 maj.
Ai vlerësoi se bisedimet në Stamboll nuk ishin humbje e kohës sepse është arritur marrëveshje për këmbimin e 1.000 për 1.000 robërve të luftës.
Në pyetjen nëse Rusia po tenton të blejë kohë përmes negociatave, Rubio tha se ajo do të zbulohet tani. ab/
Foto:МIА arkivi