• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rubio: Për t'i dhënë fund luftës edhe Rusia edhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime

Rubio: Për t'i dhënë fund luftës edhe Rusia edhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime

Uashington, 15 janar 2025 (MIA) - Senatori Marko Rubio, kandidat i presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp për sekretar shtetëror amerikan, sot deklaroi se edhe Moska edhe Kievi do të duhet të bëjnë lëshime për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

"Kjo do të jetë një punë e vështirë," tha Rubio në një seancë dëgjimore para Komitetit për punë të jashtme të Senatit. 

Ai shtoi se shpreson se mund të arrihet një armëpushim, por "që të ndodhë kjo, të dyja palët duhet të kenë levë për ndikim". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR