• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Rrjeti i mjekëve sudanezë raporton për 18 të vrarë në sulmin e RSF-së ndaj El Fasher, në Darfurin Verior

Rrjeti i mjekëve sudanezë raporton për 18 të vrarë në sulmin e RSF-së ndaj El Fasher, në Darfurin Verior

Kartum, 2 shtator 2025 (MIA) - Tetëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në zjarr artilerie në qytetin e rrethuar El Fasher në rajonin e Darfurit të Veriut të Sudanit, kumtoi Rrjeti i Mjekëve Sudanezë, raportoi DPA.

Rrjeti ia atribuoi sulmin Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të cilat tashmë 16 muaj e kanë rrethuar qytetin në këtë vend të shkatërruar nga lufta civile.

Informacioni nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, raportoi DPA.

El Fasher, kryeqyteti i Darfurit të Veriut, është qyteti i fundit në rajon që është ende nën kontrollin e qeverisë, megjithëse ka qenë nën rrethim që nga maji i vitit të kaluar nga RSF-ja, një forcë paraushtarake e akuzuar për mizori, spastrim etnik dhe krime lufte.

Sipas vlerësimeve të KB-së, në zonën El Fasher të rrethuar në kushte të mjerueshme tashmë 16 muaj jetojnë rreth 300.000 persona.

RSF kryen sulme të vazhdueshme ndaj kampeve të refugjatëve në periferi të qytetit.

Udhëheqësi aktual de fakto i vendit, komandanti i ushtrisë sudaneze, gjenerali Abdel-Fatah al-Burhan, ka luftuar për supremaci në vend me udhëheqësin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, Mohamed Hamdan Daglo, që nga prilli i vitit 2023, kujton DPA.

Sipas KB-së, situata në Sudan konsiderohet kriza më e madhe humanitare në botë, me më shumë se 12 milionë njerëz të zhvendosur dhe më shumë se 26 milionë që përballen me urinë. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR