• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rrjedha veriore paditë kompanitë e sigurimeve për shkak të shpërthimeve të gazsjellësve

Rrjedha veriore paditë kompanitë e sigurimeve për shkak të shpërthimeve të gazsjellësve

Londër, 12 mars 2024 (MIA) - "Rrjedha veriore AG" kërkon më shumë se 400 milionë euro nga kompanitë e saj të sigurimeve për shpërthimet që ndodhën në vitin 2022 kur u dëmtuan gazsjellësit të destinuar për transportin e gazit rus në Gjermani, theksohet në dokumentet gjyqësore.

Rrjedha veriore AG emëroi kompaninë e sigurimeve Lojds dhe siguruesin Arç (EU) DAC si të paditur në padinë e paraqitur në Gjykatën e Lartë në Londër muajin e kaluar.

Në dosjet gjyqësore theksohet se vlerësimi aktual paraprak i "Rrjedhës veriore" për koston e heqjes së ujit dhe stabilizimit të tubacionit, riparimin dhe zëvendësimin e plotë të inventarit të humbur është midis 1,2 miliardë dhe 1,35 miliardë euro.

Në padinë e "Rrjedhës veriore" thuhet gjithashtu se një prej gazsjellësve është dukur “i gjymtuar dhe i deformuar” në një vend ku ka qenë i dëmtuar, por në një vend tjetër “dukej i lëmuar dhe si i prerë”. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR