• e premte, 27 dhjetor 2024

Rritje vjetore e të ardhurave nga teknologjia e lartë në BE mbi 10 për qind

Rritje vjetore e të ardhurave nga teknologjia e lartë në BE mbi 10 për qind

Bruksel, 25 shtator 2023 (MIA) - Të ardhurat nga shitja e produkteve të teknologjisë së lartë në BE në vitin 2022 arritën në 355 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 10.2 për qind krahasuar me vitin paraprak, kur të ardhurat në këtë sektor arritën në 322 miliardë euro, NJOFTOI Shërbimi Statistikor Evropian - Eurostat. 

Sipas të dhënave të Eurostat, në periudhën 2012-2022, rritja mesatare vjetore e shitjes së produkteve të teknologjisë së lartë në BE ishte 2.6 për qind.

Pothuajse 70 për qind e të ardhurave nga shitja e teknologjisë së lartë në BE përket vetëm në tre degë - elektronika dhe telekomunikacioni, pjesëmarrja e të cilave në të ardhurat totale është 26,2 për qind, farmacia me pjesëmarrje prej 22,2 për qind dhe instrumentet e kërkimit shkencor me 20,6 për qind. Kategoritë e tjera, duke përfshirë kompjuterët dhe makineritë e zyrës, kiminë, makineritë elektrike dhe armët, secila përbën më pak se pesë për qind të të ardhurave totale.

Edhe pse armët kanë përqindjen më të vogël në të ardhurat e produkteve të teknologjisë së lartë, ato shënuan sërish rritjen vjetore më të lartë në dekadën e fundit me një mesatare prej 7,0 për qind, e ndjekur nga instrumentet e kërkimit shkencor dhe produktet farmaceutike me një rritje mesatare vjetore prej 4,4 për qind në periudhën 2012-2022.

Nga ana tjetër, makineritë joelektrike dhe kompjuterët dhe makinat e zyrës janë të vetmit sektorë që kanë shënuar rënie të shitjeve gjatë dekadës së fundit përkatësisht me 0.7 dhe 1.8 për qind. Megjithatë, këta dy sektorë patën një rritje të ndjeshme vitin e kaluar krahasuar me vitin 2021, përkatësisht makineritë joelektrike prej 16.1 për qind dhe kompjuterët dhe makineritë e zyrës prej 13.6 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s/Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR