• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rritje vjetore e BPV-së në tremujorin e tretë prej 0,1 përqindëve

Rritje vjetore e BPV-së në tremujorin e tretë prej 0,1 përqindëve

Bruksel, 1 nëntor 2023 (MIA) - BPV-ja e përshtatur sezonale në tremujorin e tretë të vitit 2023 shënon rritje prej 0,1 përqindëve në krahasim me periudhën e njejtë të tremujorit të vitit të kaluar edhe në Eurozonë edhe në gjithë BE-në, tregojnë vlerësimet preliminare të Agjencisë statistike evropiane - Eurostat. 

Në nivel tremujori, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, BPV-ja në Eurozonë në periudhën janar-shtator të vitit 2023 shënon rënie prej 0,1 për qind dhe rritje për një përqindje të këtillë në nivel të mbarë BE-së.     

Në tremujorin e kaluar, Eurozona ka realizuar rritje të BPV-së në nivel tremujori prej 0,2 për qind, ndërsa në nivel të gjithë BE-së, ajo ka mbetur e pandryshuar. Në nivel vjetor, BPV-ja në Eurozonë në tremujorin e dytë kishte rritje prej 0,5 për qind, ndërsa në gjithë BE-në prej 0,4 për qind.

Mes anëtareve të BE-së, për të cilat ka të dhëna të aksesueshme, rritje më të madhe të BPV-së në tremujorin e sivjetshëm në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar shënon Portugalia prej 1,9 për qind, para Spanjës prej 1,8 dhe Belgjikës prej 1,5 për qind. Nga ana tjetër, rënie më të madhe në periudhën e njejtë është regjistruar në Irlandë prej 4,7 për qind, pas së cilës pasojnë Estonia me 2,5 dhe Austria dhe Suedia me nga 1.2 për qind zvogëlim

Rritje më të madhe të BPV-së në tremujorin e sivjetshëm në ktahasim me atë paraprak shënon Ëetonia prej 0,6 për qind, para Belgjikës me 0,5 dhe Spanjës me rritje prej 0,3 për qind. Ulje më të madhe ka Irlanda prej 1,8 për qind, p-ara Austrisë prej 0,6 për qind dhe Çekisë prej 0,3 për qind.

Eurostat thekson se këto shifra paraqesin vlerësime preliminare për rritjen e BPV-së të bazuara në të dhëna jo të plota dhe do të jenë lëndë e revizioneve shtesë. mb/

Foto: Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR