• e enjte, 18 korrik 2024

Rritje e numrit të azilkërkuesve në BE në nëntor të vitit 2023

Rritje e numrit të azilkërkuesve në BE në nëntor të vitit 2023

Bruksel, 20 shkurt 2024 (MIA) - Në nëntor vitin e kaluar gjithsej 108.950 persona të cilët nuk janë shtetas të BE-së për herë të parë kanë sjellë kërkesë për azil në disa nga vendet anëtare të Unionit që paraqet rritje për rreth 11 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2022, kumtoi sot Agjencia statistikore evropiane - Eurostat. 

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, vitin e kaluar në nëntor janë dorëzuar edhe 6.375 kërkesa nga personat të cilët dhe më parë kanë aplikuar për azil, që paraqet rritje në nivel vjetor nga tre për qind.

Si dhe në muajt më parë, numri më i madh i azilkërkuesve ose 23.460 vijnë nga Siria, pas asaj pasojnë shtetasit e Turqisë me 12.870 aplikime, afganët me 7.930, nga Venezuela me 6.175 dhe Kolumbi me 5.445 kërkesa.

Madje 82 për qind nga numri gjithsej i azilkërkuesve janë dorëzuar në pesë vende anëtare të BE-së - Gjermani, Itali, Spanjë, Francë dhe Greqi. Numri më i madh ose 36.495 aplikime janë dorëzuar në Gjermani, pason Italia me 14.160, Spanja me 14.105, Franca me 14.070 dhe Greqia me 10.285 kërkesa.

Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve për azil, 3.510 janë dorëzuar nga mitur të pa shoqërim. Mbi një e treta e atyre ose 1.230 vijnë nga Siria, të ndjekur nga 580 të mitur të pa shoqërim nga Afganistani. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR