• e diel, 21 korrik 2024

Rritje e konsumit të ujit, NP Ujësjellës dhe Kanalizim-Shkup apelon për shfrytëzim racional të ujit

Rritje e konsumit të ujit, NP Ujësjellës dhe Kanalizim-Shkup apelon për shfrytëzim racional të ujit

Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe kanalizim-Shkup apelon te shkupjanët në mënyrë racionale dhe me kujdes ta përdorin ujin në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Të dhënat e NP Ujësjellës dhe Kanalizim-Shkup tregojnë konsum të rritur të ujit, prodhimtaria ditore e së cilës arrin edhe mbi 340 000 metra kub ujë, që është për 30 për qind rritje në krahasim me periudhën e dimrit.

Rekomandohet përdorimi racional edhe i ujit për pije, pra shmangia e ujitjes së sipërfaqeve më të madhe, freskimi i sipërfaqeve të oborrit, rrugëve dhe përdorimi i panevojshëm i ujit gjatë ditëve të nxehta.

"Në veçanti, të shmanget harxhimi i panevojshëm i ujit për ujitje të kopshteve dhe fushave, mbushjen e pishinave, etj. gjë që shkakton paqëndrueshmëri në furnizimin me ujë në zonat e larta të qytetit, si në Pripor dhe Sopishte, ku gjatë ditëve të fundit vërehet një konsum i madh i ujit, i cili nëse nuk racionalizohet mund të sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë", thuhet në apelin e Ndërmarrjes Publike Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR