QMK: Zjarri pas poligonit të armatës Penush lëviz në drejtim të Bregallnicës
- Zjarri që shpërtheu dje larg pas poligonit të qitjes së armatës Penush në Shtip, si degë e zjarrit të madh të Sertës, lëviz ngadalë në drejtim të Bregallnicës, informuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
- Post By Sara Ademi
- 11:58, 21 korrik, 2024
![QMK: Zjarri pas poligonit të armatës Penush lëviz në drejtim të Bregallnicës](https://new.mia.mk/images/20240721115820_big_730x400_19.webp )
Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Zjarri që shpërtheu dje larg pas poligonit të qitjes së armatës Penush në Shtip, si degë e zjarrit të madh të Sertës, lëviz ngadalë në drejtim të Bregallnicës, informuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
"Do të bëjmë përpjekje ta ndalim në rrugën e bllokuar e cila shtrohet rreth poligonit Krivollak nga ana e Shtipit. Digjen kryesisht bari, shkurre dhe bredha të ulët", qëndron në postimin e QMK-së. sa/
foto: Arkivi i MIA-s