• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rritje e inflacionit në BE në maj të vitit 2024 në nivel mujor

Rritje e inflacionit në BE në maj të vitit 2024 në nivel mujor

Bruksel, 18 qershor 2024 (MIA) - Shkalla vjetore e inflacionit në Eurozonë muajin e kaluar ka qenë 2.6 për qind, që paraqet një rritje prej 0.2 pikë përqindje kundrejt 2.4 për qind të prillit, ndërsa në nivel të gjithë BE-së arrin 2.7 për qind ose 0.1 pikë përqindje më shumë krahasuar me prillin e vitit 2024 kur ishte 2.6 për qind, kumtoi sot Agjencia Evropiane e Statistikave – Eurostat.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, vitin e kaluar në maj inflacioni në Eurozonë ka qenë 6,1 për qind, ndërsa në tërë BE-në 7,1 për qind.

Shkalla më e lartë vjetore e inflacionit në maj të këtij viti u regjistrua në Rumani me 5.8 për qind, përpara Belgjikës me 4.9 dhe Kroacisë me 4.3 për qind.

Nga ana tjetër në Letoni shkalla e inflacionit të majit ishte zero për qind, pas saj vijon Finlanda me 0.4 për qind dhe Italia me 0.8 për qind. 

Krahasuar me prillin e këtij viti, shkalla e inflacionit të majit në nivel vjetor ka shënuar rënie në 11 vende të BE-së, ka mbetur e pandryshuar në dy, ndërsa është rritur në 14 anëtare të Unionit.

Ndikimin më të madh në rritjen e shkallës vjetore të inflacionit në muajin maj e kanë dhënë shërbimet, të cilat u rritën për 1.83 pikë përqindje, para ushqimeve, alkoolit dhe duhanit, çmimet e të cilave u rritën me 0.51 pikë përqindje dhe mallrat industriale joenergjetike dhe energjia, për të cilat shpenzimet u rritën me 0.18, pra 0.04 pikë përqindjeje. rq/

Foto: arkivi i MIA-s/Eurostat

 

QËNDRONI TË LIDHUR