• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rritje e BPV-së në Eurozonë në tremujorin e dytë të vitit 2023, inflacioni i korrikut 5,3 për qind

Rritje e BPV-së në Eurozonë në tremujorin e dytë të vitit 2023, inflacioni i korrikut 5,3 për qind

Bruksel, 31 korrik 2023 (MIA) - BPV-ja e adaptuar sezoinale në tremujorin e dytë të këtij viti u rrit për 0,3 për qind në nivel tremujor në Eurozonë dhe mbeti e pandryshuar në nivel të tërë BE-së, përderisa shkalla e inflacionit në zonën e euros në korrik u ul në 5,3 nga 5,5 për qind e qershorit, kumtoi sot Shërbimi statistikor i BE-së - Eurostat.

Sipas të dhënave preliminare të Eurostat, në nivel vjetor në tremujorin e dytë të vitit 2023 rritja ekonomike është 0,6 për qind në eurozonë dhe 0,5 për qind në nivel të tërë BE-së.

Në tremujorin e parë të këtij viti, BPV-ja në Eurozonë mbeti e pandryshuar, ndërsa në nivel të tërë BE-së shënoi rritje prej 0,2 për qind. Rritja vjetore ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2023 ishte nga 1,1 për qind edhe në Eurozonë edhe në tërë BE-në.

Siç lajmëroi raportuesi i posaçëm i MIA-s nga Brukseli, nga Eurostati theksojnë se këto vlerësime preliminare për rritjen e BPV-së nuk janë të plota dhe do të jenë lëndë e revizioneve shtesë.

Veçanërisht për secilin vend, sipas të dhënave të marra dhe të disponueshme deri më tani, rritje më të madhe tremujore të BPV-së në tremujorin e dytë shënon irlanda m 3,3 për qind, para Lituanisë me 2,8 për qind, Francës 0,5, Spanjës 0,4, Belgjikës 0,2 dhe Çekisë me 0,1 për qind.

Nga ana tjetër, rënie më të madhe të BPV-së ka Suedia prej 1,5 për qind në nivel tremujor, Letonia 0,6, Austria 0,4 dhe Italia prej 0,3 për qind. Në Gjermani dhe Portugali BPV-ja mbeti e pandryshuar në raport me tremujorin e parë.

Irlanda është "kampione" në rritjen e BPV-së edhe në nivel vjetor prej 2,8 për qind, para Portugalisë me 2,3 dhe Spanjës 1,8 për qind. Belgjika, Lituania dhe Franca shënojnë rritje të BPV-së në tremujorin e dytë prej 0,9 për qind krahasuar me periudhln e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa Italia prej 0,6 për qind.

Rënie më e madhe e BPV-së në periudhën prill-qershor 2023 në nivel vjetor është vërejtur në Suedi prej 2,4 për qind, Çeki prej 0,6, Letoni 0,5, Austri prej 0,3 dhe Gjermani prej 0,1 për qind.

Kur bëhet fjalë, ndërkaq për inflacionin në Eurozonë, ai në nivel vjetor në korrik është vëerësuar në 5,3 për qind, që është ulje nga 5,5 për qind e qershorit dhe është në kuadër të parashikimeve paraprake të Eurostatit.

Shkalla më të lartë të vlerësuar të inflacionit në korrik ka Sllovakia prej 10,2 për qind, para Kroacisë me 8,1, Lituania 7,1 dhe Austria 7,0 për qind. Inflacion më të ulët të korrikut prej 1,6 për qind ka Belgjika, para Luksemburgut prej 2, Spanja prej 2,1 dhe Qipro prej 2,4 për qind.

Shkalla e këtillë e inflacionit më së[ shumti i referohet rritjes së vlerësuar të çmimeve të ushqimit, alkoolit dhe duhanit në korrik prej 10,8 për qind, të cilat në qershor u shtrenjtuan për 11,6 për qind. Shpenzimet e vlerësuata të korrikut për shërbimet janë rritur për 5,6 për qind (në qershor ishin 5,4 për qind), ndërsa të mallrave industriale joenergjetike për 5 për qind (në qershor për 5,5 për qind).

Nga

Nga ana tjetër, shpenzimet për energji në korrik janë ulur për 6,1 për qind, për dallim nga ulja e qershorit prej 5,6 për qind. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR