• e diel, 24 nëntor 2024

Rritje e çmimit të grurit në bursat në SHBA pas vendimit të Rusisë për t'u tërhequr nga Marrëveshja për eksport të drithërave përmes Detit të Zi

Rritje e çmimit të grurit në bursat në SHBA pas vendimit të Rusisë për t'u tërhequr nga Marrëveshja për eksport të drithërave përmes Detit të Zi

Uashington, 17 korrik 2023 (MIA) - Çmimet e grurit sot në bursa është rritur në mënyrë shumë të shpejtë pasi që Rusia u tërhoq nga pjesëmarrja në Marrëveshjen që garantonte eksport të sigurt të drithërave përmes Detit të Zi, theksojnë tregtarët.

Në bursën e Çikagos, fjuçersët e grurit u shtrenjtuan për 3,4 për qind në 6,84 për qind për bushel.

Çmimet e grurit, gjithashtu, u rritën për dy për qind, në 5,16 dollarë për bushel.

Shkaktar i këtij shtrenjtimi është paralajmërimi i sotëm i Rusisë për suspendim të pjesëmarrjes në nismën me të cilën garantohet eksporti i sigurt i drithërave dhe plehrave artificiale nga tre portet ukrainase në Detin e Zi, sipas marrëvehsjes mes Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë, të arritur në korrik të vitit të kaluar me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara.

Marrëveshja ishte bërë për 120 ditë, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar u vazhdua për edhe 120 ditë dhe në mars edhe për 60 ditë. Afati i fundit skadoi sot, ndërsa Rusia para dy orësh kumtoi se tërhiqet nga marrëvehsja sepse nuk respektohen dispozitat për eksportin e saj.

KB javën e kaluar kumtoi se prej fillimit të gushtit të vitit të kalaur deri më 10 korrik të këtij viti, nga tre portet ukrainase në Detin e Zi janë eksportuar 32 milionë tonë grurë në 45 vende në tri kontinente.

Pjesa më e madhe e grurit u eksportua në Kinë, pothuajse tetë milionë tonë. Pasojnë Spanja dhe Turqia me gjashtë, përkatësisht 3,2 milionë tonë. Në mesin e pesë importuesve kryesorë ishin edhe Italia dhe Holanda, me 2,1 dhe dy milionë tonë grurë.

Marrëvehsja gjithashtu garantonte eksport të plehrave artificiale, përfshirë edhe amoniakun, për mbështetje të furnizimit të sigurt me ushqim në mbarë botën.

Sipas të dhënave të Bankës botërore, Rusia është eksportuesja më e madhe botërore e plehrave artificiale dhe eksportuese e konsideruehsme e grurit, por eksporti i saj është penguar për shkak të sanksioneve nga Perëndimi. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR