• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rritje e çmimeve të naftës

Rritje e çmimeve të naftës

Uashington, 13 shtator 2024 (MIA) - Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare sot po rriten, pasi uragani Fransin pothuaj përgjysmoi prodhimin në Gjirin amerikan të Meksikës.

Në bursën e Londrës një barrel naftë u tregtua për 72,71 dollarë, që është rritje për 74 centë në krahasim me dje.

Në bursat amerikane një barel naftë shitej për 69,99 dollarë, që është rritje për 1,02 dollarë nga çmimi i djeshëm.

Për shkak uraganit Frensis, dje janë mbyllur gjithsej 42 për qind nga prodhimi i naftës.

Edhe Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe Agjencia ndërkombëtare për energji (IEA) ulën parashikimet e tyre për rritjen e kërkesës për naftë këtë javë, ndërsa si shkak e cekin rritjen e shitjeve të automjeteve elektrike.

OPEK publikoi se një barrel naftë në vendet anëtare u shit dje për 1,58 dollarë më shumë, gjegjësisht për 72,42 dollarë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR