• e premte, 27 dhjetor 2024

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kentaki

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kentaki
Uashington, 29 korrik 2022 (MIA) - Të paktën 15 persona humbën jetën nga përmbytjet në shtetin lindor të SHBA-së Kentaki, të shkaktuara nga shirat e dendur, informoi guvernatori Endi Beshear. Sipas tij, në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Beshear shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rajone dhe tregoi se numri i të vdekurve pritet të dyfishohet. Ai shtoi se mund të duhen vite për të riparuar dëmet e shkaktuara. Ai deklaroi se më shumë se 200 persona janë të strehuar në strehimore. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR