• e martë, 24 dhjetor 2024

Rritet numri i të vrarëve nga sulmi izraelit mbi qytetin libanez Sidon

Rritet numri i të vrarëve nga sulmi izraelit mbi qytetin libanez Sidon

Bejrut, 29 tetor 2024 (MIA) - Numri i të vrarëve nga sulmi ajror izraelit në një banesë në një periferi të qytetit portual libanez Sidon është rritur në pesë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Shtohet se në sulm janë plagosur 33 persona, raporton DPA.

Përpjekjet për heqjen e rrënojave janë duke vazhduar, bëri të ditur ministria.

Sulmi ka goditur periferinë e Haret Saida Sidon, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Bejrut.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve (NNA) raportoi se përballë vendit të sulmit ka një kompleks ndërtesash që i përkasin Hezbollahut. mb/

Foto: X skrin shot

 

QËNDRONI TË LIDHUR