• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rritet numri i të uriturve në Sudan

Rritet numri i të uriturve në Sudan

Nju-Jork, 27 qershor 2024 (MIA) - Në raportin më të ri të Kombeve të bashkuara paralajmërohet se në muajt e ardhshëm 755.000 njerëz do të përballen me uri në Sudan.

Në raport ceket se pas 14 muajve trazira në Sudan 8,5 milionë njerëz po përballen me mungesë ekstreme të ushqimit dhe se uria është zgjeruar edhe në kryeqytetin Kartum dhe provincën Xhazira.

Konflikti në Sudan filloi në prill të vitit 2023 me luftimet për pushtet mes armatës së kryesuar nga gjenerali Abdel-Fatah Burhan dhe Forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë, nën komandën e gjeneralit Mohamed Hamdan Dagallo.

Sipas të dhënave të KB-së në konflikt janë vrarë mbi 14.000 njerëz, ndërsa 33.000 janë lënduar. Luftimet e shkaktuan krizën më të madhe botërore, e cila detyroi mbi 11 milionë njerëz t'i braktisin shtëpitë e veta.

Ekspertët për të drejta të njeriut në KB deklaruan se dy palët e konfliktuara e shfrytëzojnë ushqimin dhe urinë si armë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR