• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rritet importi nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, pas masave të Prishtinës kundër Serbisë

Rritet  importi nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, pas masave të Prishtinës kundër Serbisë

Prishtinë, 16 shtator 2023 (MIA) -  Masa e sigurisë të cilën Qeveria e Kosovës e vendosi para tre muajve  për ndalesë të  importit të për mallrat serbe ka ndikuar në rritjen e importit  në vend të mallrave nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, tregojnë të dhënat zyrrate të Agjencisë të Statistiskave të Kosovës (ASK)

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, sipas raportit të fundit të ASK-së, vendet e CEFTA-s në korrik të këtij viti kanë mbërrrtir 73.9 milionë euro, ose 14.4 për qind nga  importi i përgjithhsëm, që paraqet ulje prej 16.4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

 Sipas statistikave, vendet e CEFTA-s me pjesëmarrje më të madhe në importin e përgjithshëm  në Kosovë janë Maqedonia e Veriut (me 5.9 për qind), Shqipëria (5.4 për qind), Serbia (1.3 për qind), ndërsa produktet nga Serbia zëvendësohen edhe me produkte nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, siç shkruan sot Agjencia KosovaPress (KP), ekspertët e ekonomisë kërkojnë nga Qeveria që ta rishqyrtojë masën ndaj produkteve serbe, sepse pretendojnë se është në dëm të Kosovës. 

 Nga Komuniteti i Biznesit në Kosovë përmendin edhe  se disa marka ndërkombëtare, veçanërisht nga Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia, punojnë në Serbi dhe eksportojnë në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna i konfirmon pretendimet e ASK-së, sipas së cilave ka rritje të importit të mallrave, veçanërisht nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, përkatësisht të produkteve  të cilat në këtë periudhë nuk importohen nga Serbia kanë filluar të zëvendësohen me produkte nga vendet fqinje. 

Rafuna në një deklaratë KP thekson se edhe kompanitë e huaja të cilat punojnë në Serbi kanë shfaqur shqetësim për masat e sigurisë të vendosura nga Kosova.

 Eskperti për çështje ekonomike, ish-kryetari i OEK-së, Safet Gërxhaliu, si dhe pasardhësi i tij në krye të Odës, Rafuna, thekson se masa e qeverisë ndaj importeve serbe nuk është më e duhura për Kosovën, gjegjësisht më shumë e dëmton ekonominë.

 

Para dhjetë ditëve, siç lajmëroi MIA, lidhur me këtë ç[shtje ka reaguar edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), e cila ka kërkuar nga Qeveria e Albin Kurtit urgjentisht që t'i rishqyrtojë masat me të cilat kufizohet importi nga Serbia, e të cilat pengojnë interesat komerciale ndërkombëtare, përmes kufizimit të qarkullimit të mallrave nga markat e njohura botërore.

Oda Amerikane bëri të ditur se ndikimi i këtij vendimi në një masë të madhe i prek kompanitë ndërkombëtare, përfshirë edhe ato nga SHBA-ja. 

Sipas të dhënave zyrtare në të cilat referohet OEAK, "importi nga kompanitë me pronësi të konsiderueshme amerikane kanë rënë me mbi 39 për qind krahasuar me vitin 2022, duke theksuar ndikimin e konsiderueshëm që masat aktuale të Qeverisë së Kosovës kanë mbi ndërmarrjet ndërkombëtare". 

 Osa Amerikane vlerëson se normaliizmi ekonomik i Kosovës dhe Serbisë i “tejkalon interesat dypalëshe”.

 Qeveria e Kosovës më 14 qershor të këtij viti vendosi ta ndalojë importin nga Serbia, si masë ekonomike  pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës në territorin  e vendit nga ana  e forcave serbe në qershor të këtij viti.

 Ndërkojë, Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj mallrave, duke hequr masën e sigurisë vetëm për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR