Rritet bilanci i vdekjeve nga stuhia Monika në Francë dhe Spanjë
- Të paktën katër persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Francën juglindore, sipas të dhënave të reja të autoriteteve lokale, pasi edhe një njeri është gjetur i vdekur.
- Post By Besnik Shuki
- 15:45, 11 mars, 2024
Paris, 11 mars 2024 (MIA) - Të paktën katër persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Francën juglindore, sipas të dhënave të reja të autoriteteve lokale, pasi edhe një njeri është gjetur i vdekur.
Trupi është gjetur në rrethinën e Dionsit, fshat në veri të qytetit Nim, ku janë zhdukur tre persona - babai dhe dy fëmijët e tij, kumtoi prefektura e departamentit Gard. Nëna 40-vjeçare është shpëtuar para se automobili i tyre të dalë nga ura.
Dy fëmijët, të moshës 4 dhe 13 vjeç, ende po llogariten të zhdukur, si dhe një burrë në disktriktin Ardesh.
Stuhia Monika ka shkaktuar erë të fuqishme dhe të reshura të mëdha të shiut në disa vende evropiane gjatë fundjavës.
Në Spanjë tre persona janë marrë nga dallgët, kumtuan sot autoritetet, duke shtuar se vazhdojnë me kërkimin pas tyre. Dy prej tyre janë minorenë. Ata janë marrë nga deti derisa kanë peshkuar në plazhin në ishullin Gran Kanaria të premten pasdite. I treti është zhdukur derisa ka notuar në një plazh në Barcelonë.
Moti i keq ka shkaktuar dallgë të larta 2,5 metra. bsh/
Foto: EPA