Rripi i Gazës nën bombardime të forta
- Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kumtuan se për tre orë kanë kryer sulme ajrore në 130 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.
Jerusalem, 9 tetor 2023 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kumtuan se për tre orë kanë kryer sulme ajrore në 130 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.
“Gjatë 24 orëve të fundit, aeroplanët e Forcave Ajrore kanë kryer sulme të gjera përgjatë gjatësisë dhe gjerësisë së Rripit të Gazës, duke shkaktuar kërdi mbi terroristët e Hamasit”, thuhet në kumtesën e IDF-së.
Mediat perëndimore raportuan se ka pasur bombardime të vazhdueshme për një minutë. Shpërthimet bënë jehonë edhe nëpër Ashdod, një qytet rreth 35 kilometra në veri të enklavës.
Në të njëjtën kohë, raketa vazhduan të lëshojnë nga Rripi i Gazës, megjithëse në numër shumë më të vogël dhe u kapën nga mbrojtja ajrore izraelite. ls/
Foto: EPA