• e diel, 06 tetor 2024

Rrezohet një aeroplan ushtarak amerikan në një oqean në afërsi të ishullit japonez Jakushima

Rrezohet një aeroplan ushtarak amerikan në një oqean në afërsi të ishullit japonez Jakushima

Tokio, 29 nëntor 2023 (MIA) - Një aeroplan ushtarak amerikan “Ospri” (Osprey) është rrëzuar në oqean afër ishullit japonez Jakushima, njoftoi Roja bregdetare japoneze.

Në aeroplan kanë qenë tetë persona dhe nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tyre.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:47 sipas orës lokale. Banorët vendas raportuan se flakët u panë në motorin e majtë të aeroplanit përpara se të rrëzohej në oqean.

Jakushima është një nga ishujt e arqipelagut Ohsumi në prefekturën Kagoshima të Japonisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR