• e diel, 24 nëntor 2024

Rrezik i lartë nga zjarret në disa pjesë të Greqisë, ministri kompetent bën thirrje për kujdes

Rrezik i lartë nga zjarret në disa pjesë të Greqisë, ministri kompetent bën thirrje për kujdes

Athinë, 23 gusht 2024 (MIA) - Në ditët në vijim rreziku i zjarreve është shumë i lartë në disa pjesë të Greqisë, ndërsa ministri i krizave klimatike dhe mbrojtjes civile, Vasilis Kikilas apeloi te të gjithë që të jenë sa më të kujdesshëm, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kikilas shpjegoi se sipas komisionit kompetent për vlerësimin e rreziqeve sot dhe gjatë fundjavës në Greqinë qendrore dhe jugore, një pjesë nga Peloponezi dhe ishujt e Detit Egje do të mbizotërojnë kushte të rënda të motit me erëra të forta dhe kjo do të përforcohet veçmas të dielën.

"Bëj thirrje për kujdes dhe kërkoj nga bashkëqytetarët që të jenë maksimalisht të kujdesshëm, sepse nuk lejohet asnjë gabim", theksoi ministri kompetent.

Për sot, ekziston një rrezik shumë i lartë i zjarreve, të kategorisë katër në disa pjesë të Greqisë, konkretisht në pjesën jugore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR