• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi-qytetarët zgjedhin mes Gjukanoviqit dhe Millatoviqit

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi-qytetarët zgjedhin mes Gjukanoviqit dhe Millatoviqit

Podgoricë, 2 prill 2023 (MIA) - Në Mal të Zi sot në mëngjes, në orën 7:00 u hapën të gjitha 1.162 vendvotime në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa sonte, pas orës 20:00, do të festojë vetëm njëri prej dy kandidatëve - shefi aktual i shtetit dhe kandidat i DPS-së, Millo Gjukanoviq apo kandidati i Lëvizjes "Evropa tani" (PES), Jakov Millatoviq.

Dy kandidatët fituan më së shumti vota në rrethin e parë të zgjedhjeve - shefi aktual i shtetit, Millo Gjukanoviq fitoi 35,37 për qind të votave, përderisa politikani i ri nga lëvizja "Evropa tani", Jakov Millatoviq, votimin para 14 ditëve e përfundoi me mbështetje prej 28,92 për qind të votave.

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542.154 qytetarë.

Më së shumti votues ka në Podgoricë - 143.608, ndërsa më pak në Shavnik - 1.777.

Këto zgjedhje presidenciale janë të katërtat që nga ripërtëritja e pavarësisë dhe të tetat nga vendosja e sistemit shumëpartiak.

Deri më tani presidentë të Malit të Zi ishin Momir Bullatoviq, Filip Vujanoviq dhe Millo Gjukanoviq.

Presidenti zgjedhet me mandat prej pesë viteve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR